Alves parakalon Tiago Silva-n, synon edhe një rekord tjetër

Alves përditëson “librin” më të mirë personal të karrierës. Duke startuar titullar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve kundër Kamerunit, mbrojtësi veteran u bë lojtari më i vjetër që luan në një ndeshje të Kupës së Botës me Brazilin.

Në moshën 39 vjeç e 210 ditë, Dani Alves, merr edhe këtë rekord, duke kaluar partnerin e tij Thiago Silva. Për mbrojtësin e lindur më 1983 është koha për të shtuar një tjetër rekord brenda një karriere plot trofe dhe suksese, që e projekton atë edhe më shumë në kupën qiellore të Selecao.

Kujtojmë se Dani Alves është edhe futbollisti me i trofeuar në historinë e futbollit, sepse ka fituar 44 trofe në karrierën e gjatë.

Duke luajtur ndaj Kamerunit, ai theu rekordin e 37-tave, moshë me të cilën Djalma Santos luajti më 15 korrik 1966 në ndeshjen Brazil-Hungari. I konsideruar si një nga mbrojtësit e djathtë më të mirë në historinë e futbollit brazilian, Djalma Santos, idhull për Palmeiras dhe La Portuguesa, luajti në katër Kupa Bote radhazi: Zvicra ‘54, Suedia ‘58, Kili ‘62 dhe Anglia ’66. Ai fitoi dy titujt e parë të Brazilit si titullar.

LEXO EDHE:

Back to top button