Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Serbi dënoi sulmet e dhunshme të koordinuara ndaj policisë së Kosovës pranë Manastirit të Banjskës.
Ambasada vlerësoi se sulmet e fundit të dhunshme ndaj policisë së Kosovës pranë manastirit të Banjskës janë të papranueshme.
The recent violent attacks on the Kosovo Police near the Banjska Monastery are unacceptable. We call on the governments of Kosovo and Serbia to avoid actions which could further inflame tensions and to immediately return to the EU-facilitated Dialogue.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) September 25, 2023
“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga lëvizjet që do të rrisin më tej tensionet dhe menjëherë t’i kthehen dialogut nën kujdesin e BE-së”, thuhet në rrjetin social X, dikur Twitter, nga ambasada amerikane.








