Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie Etnike, pretendon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në mënyrë aktive në krizën e djeshme gjithëditore në Kosovë, dhe se sipas tij disa nga sulmuesit e policisë së Kosovës u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it.
Sipas tij, disa nga sulmuesit u janë dorëzuar autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it, transmeton Telegrafi.
“Ata njerëz nuk u zhdukën. Këta persona iu dorëzuan autoriteteve serbe me ndihmën e EULEX-it dhe KFOR-it. Prandaj edhe ata në spitalin e Novi Pazarit. Pra, tash Beogradi, deshi apo nuk deshi, ka pranuar përgjegjësinë për të marrë pjesë në hetimin e gjithë rastit”, ka thënë Janjiq për N1.
Ai vlerëson se serbët që në fillim të protestës kanë vendosur barrikada në rrugë në mes të natës.
“Tani vetëm ata e dinë pse kanë qëlluar, si dhe kush ka qëlluar i pari”, ka shtuar Janjiq.
Dushan theksoi se incidenti i armatosur i djeshëm, si dhe bastisja e mëvonshme në manastir, “shkatërruan idenë e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.








