Ambasada e SHBA-së në Shkup në shqip uron ditën e Alfabetit shqip
Ambasada e SHBA-së në Shkup në shqip uron ditën e Alfabetit shqip
Qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut sot festojnë 22 nëntorin, që njihet si Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.
Me rastin e kësaj ditë kanë uruar të gjithë krerët e shtetit, e poashtu në gjuhën shqipe kanë uruar dhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.
“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ju urojmë të gjithë shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, gëzuar Ditën e Alfabetit”, thuhet në urimin e Ambasadës.
Kujtojmë se sot me rastin e 22 Nëntorit, Qeveria e Maqedonisë së Veriut organizoi dhe Akademi Solemne.