Ambasadori Driton Kuçi u kthye në vend pasi u përfshi në hetimin e prokurorisë për Koçanin

Ambasadori Driton Kuçi u kthye në vend pasi u përfshi në hetimin e prokurorisë për Koçanin

Gazetar: Mihajllo Donev

Ambasadori i Maqedonisë në Norvegji dhe Islandë, ish ministri i ekonomisë, Driton Kuçi, është kthyer në vend. Prokuroria do të kërkojë për të masa kujdesi, pasi është i dyshuar i fundit në hetimin e zgjeruar për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Hetimi i zgjeruar përfshin gjithsej 19 persona, prej të cilëve katër janë në arrest efektiv, gjashtë në arrest shtëpiak ndërsa për tetë janë vendosur masa kujdesi. Në arrest është vendosur edhe Shaban Saliu, ministër pa resor dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa drejtori aktual Xhevat Selami, është në arrest shtëpiak. Nga Qeveria njoftuan se ata do të shkarkohen.

“Si Qeveri jemi plotësisht të përkushtuar ndaj një hetimi të thellë dhe në këtë drejtim po shqyrtojmë të gjitha procedurat dhe mekanizmat që kemi në dispozicion. Pas kthimit të kryeministrit nga vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, personat e përfshirë në hetim do të shkarkohen”, njoftojnë nga Qeveria.

Hetimi i zgjeruar nuk ka përfshirë persona të ri nga MPB, por për ministrin Toshkovski hetimi nuk ka përfunduar dhe ai beson se do të zgjerohet edhe në Institucionin që ai drejton.

“Po, mendoj dhe për këtë arsye deri tani janë paraqitur shtatë kallëzime penale ndaj shtatë zyrtarëve policorë. Ndoshta në periudhën e ardhshme do të kemi edhe zyrtarë të tjerë policorë që do të jenë objekt hetimi”, u shpreh Pançe Toçkovski, ministër i Punëve të Brendshme.

Nga gjithsej 19 persona që janë përfshirë në hetimin e zgjeruar, në arrest shtëpiak janë gjashtë prej tyre ndërsa siç mësojmë, mes tyre janë edhe ish-ministrat e ekonomisë, Valon Saraçini dhe Bekim Neziri. Përveç ministrit Saliu, në arrest efektiv janë edhe tre persona të tjerë, por nga prokuroria nuk zbulojnë emrat. Hetimi i zgjeruar për zjarrin në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, po zhvillohet kundër 47 personave fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button