Ambasadori Hovenier kërkon shtyrjen e implementimit të reciprocitetit për 30 ditë

Ambasadori Hovenier kërkon shtyrjen e implementimit të reciprocitetit për 30 ditë

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka thënë se kërkesa e vendi të tij është që të shtyhet për 30 ditë implementimi i reciprocitetit për dokumente me Serbinë, teksa ka dënuar veprimet e grupeve serbe në veri të Kosovës.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se nuk kanë kërkuar që këto vendime të rishikohen, por vetëm që të shtyhet që të ketë më shumë qartësi.

“Një nga arsyet që jam këtu për takim me presidenten Osmani, kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministren e Jashtme Gërvalla është që të përcjell një kërkesë të qartë të Qeverisë së SHBA-së për shtyrjen e implementimit e dy vendimeve për 30 ditë. Mendojmë se shtyrja për 30 ditë është e rëndësishëm pasi shihet se ka keqkuptime dhe dezinformata rreth këtyre vendimeve… Dua të jem i qartë. Nuk duam që këto vendime të rishikohen. Duam edhe të jemi të qartë se jemi të shqetësuar se disa individë po i shprehin pakënaqësitë mes vendosjes së barrikada dhe mohimit të lirisë së lëvizjes. Nuk i përkrahim këto veprime. Mënyra e shprehjes së pakënaqësive është përmes dialogut. Do të shohim përpara për vendimet e qeverisë”, tha ai.

Ai tha se i takon Qeverisë Kurti të merr vendimin dhe presin se si do të veprojnë ata në raport me kërkesën e SHBA-së.

“Nuk do të marrë pyetje sonte. Do të lë qeverinë që të flasë së çfarë do të bëjë në raport me kërkesën e SHBA-së”, përfundoi ai.

LEXO EDHE:

Back to top button