Ambasadori i Izraelit: Kemi kapacitet për ta rrafshuar Gazën, por nuk do ta bëjmë këtë. Duam paqe

Drejtori për Ballkan në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe njëkohësisht ambasadori në Maqedoninë e Veriut , Dan Oryan, në një intervistë ekskluzive për T7, ka folur për konfliktin e fundit që po zhvillohet në Izrael në mes të këtij të fundit dhe palestinezëve.

Ndër të tjera Oryan tha se Izraeli ka kapacitet ta rrafshojë Gazën, por nuk do ta bëjë këtë. Kjo për shkak se sipas tij, Izraeli do paqe.

“Izraeli ka kapacitete për ta rrafshuar Gazën, por ne nuk po e bëjmë këtë. Nuk jemi të interesuar për ta bërë këtë. Ne duam që të jetojmë në paqe dhe harmoni sa më shumë që është e mundshme”, është shprehur Oryan.

Ndërsa për Hamasin, ambasadori tha se është vetëm një organizatë terroriste që lanson mijëra raketa mbi Izraelin.

“Në rend të parë dhe mbi të gjitha, është organizata e Hamasit, që në deklaratën e saj, në kushtetutën e saj e ka thirrjen për vrasjen e hebrenjve. Nuk ka të bëjë asgjë me Malin e Tempullit (Xhamia Al-Aqsa), me asgjë tjetër. Kështu thuhet në mënyrë specifike aty. Vrasja e hebrenjve është një nga objektivat e kësaj organizate dhe fatkeqësisht ata e kanë marrë peng tërë popullin e Gazës”, është shprehur ambasadori Oryan.

LEXO EDHE:

Back to top button