Baftjari: Agjërimi është një nga kushtet e fesë islame dhe është nga ata që Zoti i do më së shumti

Teologu Hasan Baftjari I ftuar në emisionin “Rruga Drejt”, ku temë diskutimi ishte Festa e Fiter Bajramit, shpjegoi rëndësinë dhe sakrificën e agjërimit. Ai tha se  Agjërimi është një nga kushtet e fesë islame dhe është nga ata që zoti i do më së shumti. Ai shpjegoi se qëllimi I agjërimit është që të arrihet kënaqësia e e e krijuesit të gjithësisë.

Agjërimi është një nga kushtet e fesë islame dhe është nga ata që zoti i do më së shumti. Jo rastësisht Profeti ka thënë se ai është për mua dhe unë e shpërblej atë. Ka një sakrificë që është pak më e vështirë se adhurimet e tjera. Pra njeriu për një periudhë të caktuar kohore, njeriu largohet nga haja dhe pija dhe gjerat e tjera që prishin agjërimin me qëllim që ta arrij kënaqësinë e krijuesit të gjithësisë- tha Baftjari.

LEXO EDHE:

Back to top button