Ambasadori i Turqisë sërish nuk komenton incidentet e rënda mes shtetasve turq në Shtip dhe Shkup
Ambasadori i Turqisë sërish nuk komenton incidentet e rënda mes shtetasve turq në Shtip dhe Shkup
Gazetar: Avni Tahiri
Ambasadorin turk në Maqedoninë e Veriut, as sot nuk deshi të komentoje ngjarjet e fundit me shtetasit turq në vend, shkruan Alsat.
Edhe pse vrasja e studentit turk nga bashkëvendësi i tij në një kafene në Shtip, dhe aksioni i policisë si nëpër filma për kapjen e tij por edhe ngjarja tjetër e shtetasit turk i cili tentoi ta vriste bashkëkombësin e tij me kapak të pusetës disa ditë më parë tronditën vendin.
Sipas ambasadorit turk në vend, Fatih Usuloj, bashkëpunimi midis Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut është i mirë dhe siç tha ka vazhdimisht përforcim të bashkëpunimit, i cili përfshinë shumë fusha.
“Për ngjarjet të cilat i ceket veç më po vazhdon procesi ligjor dhe mendoj se nuk do të ishte në rregull që t’i komentojmë. Po unë në detyrën e ambasadorit turk me shumë kënaqësi do të doja të thosha që çdo ditë e intensifikojmë bashkëpunimin dhe e ngremë në nivel më të lartë bashkëpunimin tonë me këtë shtet miqësor”, tha Fatih Usuloj – Ambasador turk në RMV.
Lidhur me ngjarjet me shtetasit turk në vend, tentuam edhe më herët të marrim një qëndrim nga ambasadori, por edhe atëherë nuk i komentoi ngjarjet.
“Zotëri ambasador kam një pyetje për ngjarjen… mund të ndaloni për një minutë?”, pyeti gazetari.
Ndërkohë, numri i shtetasve turq në vend çdo ditë e më shumë po shtohet, si nga të rinjtë që zgjedhin Maqedoninë e Veriut për të studiuar, po ashtu edhe punëtoret e ndërtimit apo në sektorë të ndryshëm, për shkak të krizës ekonomike të atjeshme./ Alsat.mki








