Në lagjen Dizhon të Çairit follon rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Në lagjen Dizhon të Çairit follon rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit

Në lagjen Dizhon të Çairit ka filluar rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, i financuar nga Qeveria në vlerë prej afër 1.5 milionë euro. Projekti përfshinë 16 rrugë, ndërsa me të synohet të zgjidhet problemi i kamotshëm i banorëve të cilët në vazhdimësi kanë pasur problem me vërshimet gjatë reshjeve të shiut. Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu theksoi që punimet do të mbarojnë për gjashtë muaj.

“Në total do të ndërhyhet në 16 segmente të ndryshme. Duke përfshirë rrugë dhe rrugica si Halim Halimiq, Luigj Gurakuqi, Imri Elezi, Elena Gjika, Ali Shefqet Shkupi, Gjorgji Tomovski, Ferid Zairi, Vëllezërit Rexhepagiq, Kemal Sejfulla si dhe pjesë të rëndësishme të rrugës Dizhon dhe krahëve anësor të saj. Këto ndërhyrje do të realizohen përmes rindërtimit të plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit fekal duke garantuar furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm dhe largim efikas të ujërave të ndotura dhe atmosferike”, deklaroi Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button