Zjarrfikësit në betejë me flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri
Gazetare: Ilirida Sulejmani
Me situata të tilla përballen zjarrfikësit çdo ditë duk tentuar të shuajnë zjarre në sipërfaqe të hapura e te cilat nuk janë të pakta në tërë territorin e vendit.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojte dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, njoftoi se linja e zjarrit në rajonin e Mariovës është e gjatë dhe vështirë për tu vënë nën kontroll, por megjithatë shprehet optimist për shuarjen e tij.
“Linja është e gjatë, shumë e gjatë, por jam qartazi optimist se të paktën këtë linjë sot do ta ndalim.00:35-01:02Herët në mëngjes veproi një helikopter policor. Është përgatitur një pishinë prej së cilës helikopteri furnizohet me ujë por në këtë pjesë është vështirë të përdoret helikopter sepse me helikat e saj e shpërndan zjarrin, Edhe pse hedh ujë efekti është i kundërt. Për këtë shkak nuk do ta përdorim më helikopterin. “Air Traktor-ët” do të veprojnë sapo të largohet helikopteri.” – Stojançe Angellov (drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim) .
Ndërsa në anën tjetër, sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim me Kriza, deri në orën 13:00 janë regjistruar gjithsej 8 zjarre në të hapur.
Vatrat aktive janë në disa rajone të vendit. Në komunën e Studeniçanit, zjarri është përhapur në zonën mes fshatrave Moranë, Vërtekicë dhe Gaber, ku po digjet pyll i përzier. Në komunën e Makedonski Brodit, zjarr ka në afërsi të fshatrave Dragov Doll dhe Llokvicë. Në komunë e Prilepit, zjarre aktive ka në fshatin Çanishte ku degëzohet rreth fshatit Krushevicë, lumit Cërna dhe fshati Orle në komunën e Novacit.
Aktiv vazhdon të jetë edhe zjarri në deponinë e Bukovës, në Komunën e Ohrit. Edhe pse një pjesë e zjarreve janë shuar dhe lokalizuar, situata mbetet dinamike me disa vatra ende aktive në rajone të ndryshme të vendit, ku qytetarëve u kërkohet të respektojnë masat parandaluese për të shmangur përhapjen e vatrave të reja.








