Ambasadorja gjermane, optimiste: Fillimin e negociatave do ta arrijmë gjatë këtij viti

Ambasadorja gjermane në vend Anke Hollshtajn sot u shpreh optimiste se Republika e Maqedonisë së Veriut gjatë këtij viti do të mund të hap negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo në një deklaratë për media theksoi se nuk ekziston plan “B” për anëtarësimin të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, sepse sipas saj vendi i ka përmbushur të gjitha kushtet.

- Advertisment -

“Sikurse më herët edhe më tej nuk kemi plan “B” , ajo që mbetet është hapja e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me bashkimin Evropian, vazhdimi i negociatave, nuk ka alternativë tjetër sepse janë përmbushur të gjitha kushtet nga ana e Maqedonisë së Veriut. Deri në minutën e fundit të kryesimit tonë me Bashkimin Evropian, kemi bërë përpjekje që të arrijmë pajtueshmëri me të gjitha 27 vendet e BE-së, por arritën pajtueshmëri vetëm me 26 prej tyre. Në kuadër të kryesimit të Portugalisë dhe Sllovenisë do të vazhdojmë të punojmë me qëllim të hapjes së negociatave për anëtarësim. Gjatë javëve të ardhshme mendojmë se ajo që është shumë e rëndësishme është që të ketë një bashkëpunim mes dy vendeve fqinje, në ato fusha dhe segmente ku nuk ka dallime në mendime, dhe përmes kësaj do të dëshmohet se ekziston bashkëpunim imirë”, tha Anke Hollshtajnë, ambasadore e Gjermanisë në vend.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button