Ambientalistët kërkojnë Ligj të ri për mbrojtjen e malit Vodno

Vendimi për shpalljen e një pjese të malit Vodno si zonë e mbrojtur e kategorisë së pestë nuk është përfundimtar. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të shqyrtojë vërejtjet e deritanishme. Lidhur me kërkesën e ekologëve për të tërhequr vendimin dhe të miratohet Ligj i ri për malin Vodno, ministri Naser Nuredini do të presë më shumë mendime, në mënyrë që të mendojë më mirë në këtë drejtim.

Përveç institucioneve, të gjithë ekspertët duhet të konsultohen dhe Vodno të fitojë mbrojtje të plotë, thonë ambientalistët. Nisma civile “E dua Vodnon” kërkon miratimin e një Ligji të veçantë për Vodnon, dhe jo vendim, sepse me të mund të ndërtohet përgjatë malit.

Ky vendim lejon që në 40 përqind të Vodnos së mbrojtur të ketë kushte për ndërtimin e shtëpive private, hoteleve etj. Kush do të vendosë nëse mund ose jo, kur vendimi thotë: po, në këtë zonë lejohet – tha Tatjana Stojanovska “E dua Vodnon”.

Qëndrim të ngjashëm në debatin publik kishin edhe profesorët universitarë pranë Fakultetit të Pylltarisë. Qëllimi, siç thanë ata, është që Vodno ta mbrojë qytetin e Shkupit. Përndryshe, plani i institucioneve është të mbrohet vetëm biodiversiteti i Vodnos në gati 4,000 hektarë. Vitet e fundit ky mal është mbingarkuar me ndërtesa, për çka paraprakisht aktivistët edhe protestuan.

Igor Stefanovski

LEXO EDHE:

Back to top button