Ambulance në Kozle e lënë në harresë

Për më shumë se 50 vite me radhë, shteti nuk ka investuar në Ambulancën në Kozle. Objekti I kësaj ambulance është në gjendje të rëndë infrastrukturore. Nga jashtë ajo nuk I ngjan aspak një institucioni primar shëndetësor. Muret e vjetruara e të mykura, kurse shumë dritare janë thyer e më nuk janë vendosur të reja.

Në këtë ambulancë punojnë 5 mjekë të cilët kanë ordinanca me koncesion, e që kryejnë shërbime stomatologjike, të përgjithshme dhe pediatrie. Brenda ordinancave, mjekët kanë investuar në pjesën ku i kryejnë shërbimet mjekësore specialistike megjithatë kjo nuk e përmirëson gjendjen e përgjithshme të objektit.

Qytetarët që takuam ishin dhjetëra vite pacientë të ambulancës. Për shkak të kushteve të rënda dhe ikjen e mjekëve nga ai objekt, ata ishin transferuar nëpër ambulance të tjera.

 “ Që nga tërmeti ai objekt ekziston është e lënë pas dore 100%. Ajo duhet rrënjësisht të pastrohet e gjitha. Nga tërmeti ajo është bërë për 4-5 vite ndërsa kjo mbeti 50 vjet jo vetëm kjo por në të gjitha vendbanime. Shihni se si janë dyert, dritaret nga gjitha anët dalin minj. 3:40 Të gjithë këta gjëra që po ndodhin janë si rezultat që politikanët vendosin njerëzit e tyre nëpër vende pune, filluar nga mjeku amë”. 

 “ Është e vjetër, duhet të investohet dhe të ndërtohet e re. 5:21 Kushtet janë të këqija patjetër të rregullohet”.

 “ Ajo është rrënuar më, megjithatë ajo është ajo kujt do i ankohesh? Kush do dëgjojë? 6:04 Afër katastrofales janë kushtet. Mund edhe të ndërtohet  objekt i ri, mund edhe të rinovohet.

Nga Shtëpia e Shëndetit në Shkup e cila i ka nën kompetenca ambulancat Brenda kryeqytetit thonë se gjatë periudhës që vjen planifikojnë rindërtimin e të gjithave ambulancave të cilat janë në gjendje të rëndë.

Shtëpia e Shëndetit, Shkup

“Gjatë periudhës që vjen do të rindërtojmë shumicën e ambulancave në kryeqytet. Në gusht do të bëhet ndërtimi i ri i Ambulancës në Gjorçe Petrov, Butel dhe Lisiçe. Pasi të mbarojë ndërtimi i tyre fillon faza e dytë ku do ndërtohen ambulanca e Kozles, Karposhit dhe Autokomandës. Ndërtimi do jetë modular dhe parashihet të përfundojë brenda 2 muajve. Në fillim të muajit korrik do fillojmë me dislokimin e koncesionerëve që t’i lirojmë objektet. Për momentin jemi duke kërkuar zgjidhje se ku do t’i dislokojmë”.

Në gjithë territorin e Shkupit gjithsej janë mbi 40 ambulanca të cilat janë nën kompetenca të Shtëpisë së Shëndetit. Ky institucion gjithsej menaxhon me 65 institucione shëndetësore ku 11 prej tyre janë poliklinika.

Vjollca Aliti

 

LEXO EDHE:

Back to top button