Amerikani që goditi një shtëpi për të “çliruar qytetin nga komuniteti LGBT”, dënohet me 18 vjet burg
Amerikani që goditi një shtëpi për të "çliruar qytetin nga komuniteti LGBT", dënohet me 18 vjet burg
Një burrë nga Montana, SHBA është dënuar me 18 vjet burg pasi qëlloi me pushkë në një shtëpi dhe u përpoq “të çlironte qytetin nga banorët LGBT”.
John Hawald, 46 vjeç, nga Basin, Montana, u dënua nga një juri federale në shkurt për një krim urrejtjeje, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë në një deklaratë duke njoftuar dënimin e dhënë nga shefi i gjykatës së qarkut të SHBA, Brian Morris.








