Amir Rahmani, në formacionin më të mirë të vitit në Seria A

Mbrëmë u mbajt ceremonia prestigjioze e “Gran Gala del Calcio”, ngjarja më e rëndësishme e futbollit italian që vlerëson lojtarët dhe ekipet më të mirë të sezonit 2024-25 në Serie A.

Në qendër të vëmendjes ishte formacioni i vitit, si dhe çmimet individuale që njohin arritjet më të spikatura të sezonit.

Mesfushori i Napolit, MekTominej, fitoi çmimin kryesor si “Lojtari i Vitit” në Serie A, pas titujve të fituar me klubin në vitet 2023 dhe 2025.

Në Formacionin e Vitit u përfshinë disa nga emrat më të mëdhenj të kampionatit italian, duke përfshirë Skot MekTominej, Lautaro Martinez dhe Tijjani Reijnders.

Napoli dhe Inter dominuan në përbërje, duke reflektuar garën e ngushtë për titull deri në fund të sezonit. Nga Inter dhe Napoli u përfshinë: Denzel Damfries, Amir Rrahmani, Alesandro Bastoni, Federiko Dimarko, MekTominej, Nikolo Barella dhe Lautaro Martinez.

Ndër çmimet individuale, trajneri Antonio Konte u shpall “Trajneri i Vitit”, ndërsa Napoli mori titullin “Klubi i Vitit” për arritjet e jashtëzakonshme në Serie A.

LEXO EDHE:

Back to top button