Flik: Ndeshje e madhe, Pedri dhe Rafinja janë gati për Atletiko Madridin

Hansi Flik analizoi situatën e dhomave të zhveshjes së Barcelonës para ndeshjes kundër Atlético Madridit.

“E dimë që luajmë kundër një ekipi fantastik dhe një trajneri të madh. Do të jetë e vështirë, por duhet të punojmë. Jam i kënaqur, mund ta rikthejmë nivelin tone,” tha mes tjerash Flick.

 

Ai kritikoi gabimet e fundit.

 

“Bëmë shumë gabime. Kemi cilësi për t’i kontrolluar më mirë ndeshjet. Pedri është gati të luajë titullar. Rafinja mund të luajë 90 minuta. Ronald Arauho nuk është gati; është çështje private dhe kërkoj respekt”.

 

Trajneri gjerman foli edhe për Ter Stegenin.

 

“Nuk është momenti të flasim për këtë. Nuk është gati për të luajtur. Duhet të presim dhe të hedhë hapat e radhës. Është gjë e mirë për të, jemi të kënaqur”.

 

Mbi ecurinë e Joan Garsias.

 

“Kam stërvitur Nojer, Mark… dhe e ardhmja flet për Joan. Ka cilësi të mëdha, është i fortë me topin, ka goditje të mirë, është i shpejtë dhe dinamik. Të nënshkruanim me të ishte vendimi i duhur”.

LEXO EDHE:

Back to top button