Amorim: Bëjmë gabime , e pastaj japim maksimumin që të rikuperojmë gafet tona

Mançester Junajtedi shmangu një tjetër humbje këtë sezon. Skuadra e “Djajve të Kuq” barazoi 1-1 kundër Bournemautit falë një goli në minutën e 96-të të Rasmus Hojlund.
Në fund, pika e marrë lë ekipin në vendin e 14-të në renditje, por më shumë se çdo gjë tjetër i lejon ekipit të Ruben Amorim të shmangë dramat, pak ditë para sfidës gjysmëfinale të Ligës League kundër Atletik Bilbaos.
“Mendoj se e meritonim barazimin. Në pjesën e parë vuajtëm nga presioni i tyre, por krijuam raste. Mendoj se e meritonim të paktën një pikë, nëse e shikoni ndeshjen“, u shpreh Ruben Amorim, trajnerii i Junajtedit.
“Nëse i shikoni ndeshjet tona të fundit, gjithmonë është kështu: Bëjmë diçka për ta ndihmuar kundërshtarin të ketë një avantazh. Pastaj është vërtet e vështirë të rikuperosh, por lojtarët bënë shumë mirë për të marrë të paktën një pikë“, shtoi portugezi.
“Hojlund, falë golave që ka shënuar së fundi, e shoh pak më të lehtë gjatë javës. Ai duhet të shënojë shumë më tepër tani”, tha Amorim, që shtoi: “Humbëm dy pikë. Nuk fituam, por nuk ka rëndësi: është një ndeshje tjetër,” tha në fund Amorim.