Ampeva: Prodhimet vendore më të shtrenjta se prodhimet e importuara

Ampeva: Prodhimet vendore më të shtrenjta se prodhimet e importuara

Aktivistja Kristina Ampeva në paraqitjen e saj në emisionin “Magazina Ekonomike”, në Alsat nënvizoi se në marketet e vendit prodhimet vendore janë dukshëm më të shtrenjta se prodhimet e importuara. Sipas saj disa artikuj tek ne janë shumë më të shtrenjtë se në vendet evropiane, shkruan Alsat.

“Nëpër markete shohim se prodhimet e importuara janë me çmime më të lira se prodhimet vendore, madje çmimet e disa artikujve janë rritur për 100 për qind. Në vendet e Bashkimit Evropian dhe në rajon prodhimet tona vendore shiten me çmime më të lira. Këto do të nënvizoja se gjermanët me pagë minimale prej 1200 euro, kaçkavallin nuk e blejnë 1.300 denarë, siç është tek ne”, tha Ampeva. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button