Shtrenjtim i madh i dizelit nga mesnata. Komisioni Rregullator i Energjetikës vendosi rritjen e çmimit të naftës për 5,5 denarë për litër. Qytetarët nga nesër në pompat e benzinës për një litër naftë do të paguajnë 104,5 denarë. Ndërkohë benzina ulet për 1,5 denarë. Nga mesnata BS – 95 do të kushtojnë 99 denarë për litër, ndërsa benzina BS – 98 do të jetë 101 denarë për litër. Vaji ekstra i lehtë do të kushtojë 102,5 denarë ndërsa Mazuti mbi 50 denarë për kilogram. Ndërkohë vazhdon të mbetet në fuqi ulja e TVSH-së për dizelin nga 18 në 10 për qind. Kjo masë do të vlejë deri në 28 shtator. Vendimi i ri i Komisionit Rregullator të Energjetikës vjen në ditën e njëjtë kur në bursat botërore çmimi i derivateve shënoi rënie për 2 dollarë./Alsat.mk
665 1 minute read








