Kreu i Kuvendit, Afrim Gashi, duke u përgjigjur për reagimet e mediave maqedonase rreth shkrimit për ish krerët e UÇK-së të dënuar nga Haga, tha se ai ka qenë qëndrimi i tij personal. Gashi tha se ka shfrytëzuar kanalet private të komunikimit me publikun dhe se qëndrimi nuk ka qenë nga pozita e kryeparlamentarit.
Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit :“Pres që edhe ju gazetarët por edhe qytetarët të kuptojnë se personi Afrim Gashi nuk mundet që 24 orë, edhe nga aspekti politik, të jetë kryetar Kuvendi. Kam qenë i vetëdijshëm se nuk e them atë nga pozita e kryetarit të Kuvendit, ai ishte qëndrimi im personal nga e kaluara ime politike dhe ishte e qartë se askund nuk u thirra te Kuvendi ose te funksioni kryetar i Kuvendit prandaj do të dua edhe ju edhe qytetarët ta kuptojnë se ai ishte qëndrimi im personal dhe nuk duhet të ngatërrohet me funksionin që kam.”/Alsat.mk








