Anadollu Efes, siguron finalen në “Final Four”-in e Beogradit

Kampioni aktual i Euroligës, Anadolu Efes, fitoi përballjen interesante dhe dramatike me Olimpiakosin në Beograd me rezultat 77:74 (18:21, 24:22, 24:20, 11:11) për t’u kualifikuar në finalen e turneut “Final Four”.

Pas një pauze pesëvjeçare, Olimpiakosi u rikthye me ambicie të mëdha në “Final Four”, të cilin e tregoi me një lojë të shkëlqyer në çerekun e parë, duke e fituar me 21:18, por kampioni aktual u rikthye dhe bëri një avantazh prej 11 pikësh. para se të nis çereku i fundit, në të cilin të dyja skuadrat ishin jashtëzakonisht të pasakta.

Në fund, Olimpiakos arriti vetëm në -1 pikë diferencë (70:71), për të barazuar në minutën e fundit në 74:74. Më pas erdhi Vasilije Miçië, i cili në sulmin e fundit shënoi tri pikë për finalen e madhe.

Në gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit elitar europian, përballen rivalët e përjetshëm Barcelona dhe Real Madrid.

LEXO EDHE:

Back to top button