Analfabetizmi në vend – Arsimtari Ismaili, thotë se statistikat janë brengosëse

Analfabetizmi në vend – Arsimtari Ismaili, thotë se statistikat janë brengosëse

Satki Ismaili, arsimtar, në Programi 200 ka folur në lidhje me statistikat nga Enti Shtetëror, për arsimin fillor në vend, shkruan Alsat.

Ai ka thënë se e gjithë kjo vjen si pikënisje nga shkollimi parashkollor, ku thekson se numri i nxënësve që ndjekin këtë cikël është shumë i ulët.

“Krejt kjo nis edhe nga shkollimi parashkollor, ku shkollimi parashkollor dallohet nga shkollimi i cili është në Europë, do të thotë në Unionin Europian, statistikat flasin se numri i fëmijëve të kyçur në arsimin parashkollor është shumë i vogël, që ishte diku tek 35 për qind, dhe kjo është një bazë për një arsim fillor kualitativ”, tha ai.

“Këto statistika kanë një varshmëri edhe në atë, se sa është mosha e popullatës së shtetit. Popullata tek ne është e tillë e strukturuar që dallon prej vendeve Evropiane. Pikërisht kjo ndodhë që diskrepancat të jenë më të mëdha. Para 20 viteve në Maqedoni analfabetizmi ka qenë më i shprehur dhe më pak ka pasur të shkolluar, tani ka ndryshime. Ne i vërejmë ato statistika, dhe për fat të keq janë brengosëse, por duhet të na brengos të gjithëve sidomos të ndërmerret diçka që është më afatgjate, pra një strategji e arsimit”, u shpreh Ismaili./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button