Analistët: Maqedonia në vendin e fundit

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, është vendosur në vendin e 24-të, në mesin e kombëtarëve pjesëmarrëse të Evropianit 2020, sipas kualitetit dhe mundësisë, për të bërë ndonjë befasi në eventin sportiv. Maqedonia do të debutojë në evropianin e futbollit, ku do të garojë në Grupin C, së bashku me Ukrainën, Austrinë dhe Holandën.

Njohësit e futbollit evropian, e kanë vendosur Maqedoninë pas Sllovakisë, Finlandës, Hungarisë dhe Skocisë. Ndërkohë favoriti i parë shihet sërisht kombëtarja e Francës, e cila triumfoi në Botërorin “Rusi 2018”. Pas Francës rreshtohen kombëtaret e Belgjikës, Spanjës, Portugalisë, Italisë, Anglisë, Holandës dhe Gjermanisë.

LEXO EDHE:

Back to top button