Analiza kompjuterike ka treguar vetëm një favorit për titullin në Katar

Sipas kompanisw së njohur për statistikat dhe historinë sportive “Opta”, kampion i ri i botës do të jetë skuadra e futbollit e Brazilit. Parashikimi kompjuterik bëhet me softuer që është i specializuar në parashikimet e futbollit. Kompania “Opta” njoftoi se analiza e fundit kompjuterike ka ndryshuar mjaft nga ajo që parashikoi i njëjti kompjuter bazuar në të dhënat dhe rezultatet e grumbulluara në gusht të këtij viti.

Parashikimi aktual përditësohet pas shpalljes së 32 përzgjedhjeve, duke marrë parasysh dëmtimet dhe rrethanat e tjera para fillimit të Botërorit.

Simulimi kompjuterik tani thotë se favoriti i ri nr. 1 për fronin botëror është Brazili, i cili duhet të luajë në finale me Francën. Në përgjithësi, shanset e Brazilit për titull vlerësohen në 16.3 për qind, Argjentina me 13.1 (të dyja skuadrat do të takohen në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre dhe luajnë në fazën eliminatore), Franca ka një shans 12 për qind për të arritur në finale, e ndjekur nga Anglia dhe Spanja me nga 8.8.

LEXO EDHE:

Back to top button