Analiza shkencore tregon: Ha djathë dhe do të jesh më i lumtur në jetë

Analiza shkencore tregon: Ha djathë dhe do të jesh më i lumtur në jetë

Analiza e gjerë gjenetike ka treguar se njerëzit me shëndet më të mirë mendor kanë tendencë të jetojnë jetë më të gjata dhe më të shëndetshme, dhe disa zakone, të tilla si ngrënia e sasive më të mëdha të djathit, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në këtë efekt, shkruan Science Alert.

Studiuesit në Kinë nuk i analizuan gjenet e miliona evropianëve vetëm për të treguar se “gouda” është një gjë e mirë, por ky është një nga rezultatet e studimit që po merr vëmendje të veçantë.

Një numër studimesh të mëparshme vëzhguese kanë zbuluar se lumturia mund të ndikojë në mënyrën se si një person plaket. Studimi i ri përdori një metodë analitike të njohur si randomizimi Mendelian, i cili është një mjet i vlefshëm për të hetuar faktorët që ndikojnë në gjenet tona dhe çojnë në rezultate të caktuara shëndetësore.

Në tetë grupe të ndryshme të të dhënave të popullsisë evropiane, secila prej të cilave përfshinte midis 38,000 dhe 2.4 milionë njerëz, studiuesit gjetën prova të mundshme për atë që kontribuon në shëndet më të mirë mendor, të matur nga kënaqësia me jetën dhe humori i mirë, si dhe gjendje të tilla si neuroticizmi dhe depresioni. Studimi ofroi njohuri mbi atë që mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë dhe më shëndetshëm.

“Studimi ynë ofron prova inkurajuese se përmirësimi i shëndetit mendor është një rrugë e zbatueshme drejt plakjes së shëndetshme, pavarësisht nga statusi socioekonomik i një individi”, përfundojnë autorët.

Ekipi i shkencëtarëve hetoi se cilët faktorë mund të nxisin lidhjen shkakësore midis mirëqenies mendore dhe plakjes së shëndetshme, duke përfshirë pirjen e duhanit, stilin e jetës, përdorimin e ilaçeve, ushtrimet fizike, sasinë e masës muskulore dhe praninë e sëmundjeve të tilla si diabeti dhe kanceri.

Djathi ngjitet në skenë

Rezultatet, të mbledhura nga 33 persona, treguan se ata që raportuan se hanin më shumë djathë dhe fruta kishin rezultate më të larta të mirëqenies mendore.

Konsumimi i më shumë djathit përmirëson ndikimin pozitiv në shëndet dhe jetëgjatësi me 3.67 përqind, ndërsa pirja e duhanit, për shembull, është treguar se ka një ndikim negativ në faktorët shëndetësorë me 4.56 përqind. Konsumi i rregullt i frutave ka një ndikim pozitiv prej 1.96 përqind.

Është interesante se studiuesit zbuluan se koha e kaluar duke parë televizor ishte faktori i stilit të jetës me ndikimin më të madh negativ në faktorët shëndetësorë gjatë plakjes: kishte një ndikim prej 7.39 përqind.

Edhe pse “ndërtimi i urës midis shëndetit mendor dhe fizik është një çështje shumë komplekse dhe asnjë studim i vetëm nuk mund të shpjegojë çdo ndryshore të mundshme që mund të ndikojë në shëndetin tonë ndërsa plakemi”, autorët e këtij hulumtimi të ri pohojnë se studimi i tyre është “i saktë dhe shterues” në shqyrtimin e ndikimeve të mundshme, të paktën tek njerëzit me prejardhje evropiane.

Do të nevojiten kërkime të mëtejshme për të parë pse ngrënia e djathit mund të ketë një efekt kaq të madh në plakjen e shëndetshme, krahasuar, për shembull, me ngrënien e frutave.

Edhe pse ushqimet me shumë yndyrë shpesh konsiderohen të dëmshme për shëndetin e njeriut, studimet sugjerojnë se konsumi i moderuar i yndyrnave të qumështit mund të ulë kolesterolin dhe të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë nga të gjitha shkaqet.

Produktet e qumështit me yndyrë të plotë, të tilla si akullorja, janë lidhur me shëndet më të dobët mendor, por disa lloje djathrash mund të kenë efekte të ndryshme kur përfshihen në menunë e një personi që ka një dietë të ekuilibruar mirë.

Në një studim të kohëve të fundit në Japoni, për shembull, konsumi më i lartë i djathit u lidh me një funksion më të mirë njohës, dhe disa studime të tjera sugjerojnë se djathi mund të stimulojë rrugët e dopaminës në tru, duke çuar në ndjenja kënaqësie.

LEXO EDHE:

Back to top button