Ançelloti: Ende jemi në garë, por unë nuk jam magjistar

Real Madrid është ende në garë në të gjitha frontet dhe kjo i pëlqen Karlo Ançelotit, edhe pse Barcelona është ende largë në La Ligë.

Trajneri italian foli në konferencë në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit duke komentuar situatën aktuale të “Los Blancos”.

“Deri më tani kemi dy pikë më pak në ligë se vitin e kaluar, por nuk kishim arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit dhe kishim humbur ndeshjen e parë të raundit të 1/16 të Ligës së Kampoionëve.

Jemi aty ku e meritojmë dhe tani vjen pjesa më e bukur, momenti më i rëndësishëm i sezonit. Mendoj se mund të fitojmë ende, por unë nuk jam magjistar”, është shprehur tekniku italian./abcnews/

LEXO EDHE:

Back to top button