Ançelloti ka një plan për të ringjallur Eden Hazardin

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, trajneri Italian, Karlo Ançelloti ka një plan të përcaktuar mirë për fantazistin 31-vjeçar, Eden Hazard.

Trajneri, në fakt, do të donte ta provonte Hazard-in si një numër nëntë false, si sulmues  të lëvizshëm pa dhënë asnjë pikë referimi. Mund të jetë lëvizja e duhur për t’i dhënë lojtarit lirinë që të gjejë ndjesi të mira në fushë, por mbi të gjitha një sistem për t’i dhënë pak frymëmarrje, në rast se është e nevojshme, Karim Benzema-së në sulm.

Në sezonin e kaluar, belgu ka marrë pjesë vetëm në 23 ndeshje me Real Madrid-in në të gjitha kompeticionet. Dëshira, e tija dhe e gjithë klubit, është që të mund të vijë më në fund kthesa për të me Los Blancos.

LEXO EDHE:

Back to top button