Ançeloti: Belingami bashkohet me Anglinë, por nuk e di se a do të luajë

Karlo Ançelotti ka konfirmuar se Xhud Belingam do t’i bashkohet Anglisë javën e ardhshme. Belingam mungoi në fitoren 5-1 e Real Madridit në La Liga ndaj Valencias për shkak të një dëmtimi në shpatull, derisa ai nuk u inkuadrua as në Ligën e Kampionëve kundër Bragas.
Këshilla e minutës së fundit nga ekipi mjekësor i Real Madridit e bindi Ançelotin që të mos e përdorte kundër mesfushorin dhe pjesëmarrja e tij me Anglinë ishte në dyshim. Garet Sauthgejt ka thirrur Bellingamin, me Anglinë që tashmë është kualifikuar në “Euro 2024”, ndërsa ata përballen me Maltën dhe Maqedoninë e Veriut këtë muaj.
Rregullat e FIFA-s kërkojnë që klubet të ofrojnë prova të lëndimeve nëse nuk lejojnë lojtarin t’i bashkohet kombëtares, por Ançelotti ka thënë Bellingamt të kontrollohet nga Anglia përpara se të merret një vendim.
“Bellingham do t’i bashkohet kombëtares së Anglisë për t’u vlerësuar. Por unë mendoj se ai do të kthehet së shpejti sepse ai nuk mund të luante sonte dhe nuk do të mund të luajë me ta,” ka thënë strategu italian.
Nëse Bellingami nuk do të jetë i aftë të luajë, ai do të qëndrojë në Madrid për të vazhduar rikuperimin e tij, me një rikthim në fushë që pritet të jetë rreth dy javë.