Aubamejang zbulon ku kaloi periudhën më të mirë në karrierë

Pier Emerik Aubamejang ka pasur një karrierë të shkëlqyer deri më tani, duke luajtur në top pesë ligat më të mëdha evropiane. Sulmuesi nga Gaboni është rikthyer tani në Ligue 1, ku po shkëlqen me fanellën e gjigantit francez Olimpik Marsej.

Megjithatë ai ka luajtur për shumë skuadra si Milan në Itali, Dijon, Lille, Monako e St Etienne në Francë, Borusia Dortmund në Gjermani, Arsenal e Çellsi në Angli si dhe Barcelona në Spanjë.

Në një intervistë për “Amazon Prime Video”, Pier Emerik Aubamejang zbuloi se periudhën më të mirë në karrierën e tij e kaloi te Barcelona, pikërisht në klubin ku luajti për një kohë të shkurtër. Përkundër se qëndroi vetëm gjashtë muaj në “Kamp Nou”, Aubamejang e cilëson si periudhën më të mirë në karrierën e tij.

“Këto janë gjashtë muajt më të mirë të karrierës. Sinqerisht, kurrë nuk më ka pëlqyer kaq shumë të luaja futboll dhe të shkoja në stërvitje. E kam seriozisht, madje kam shkuar në stërvitje në ditët e pushimit. Ishte e pabesueshme”, deklaroi sulmuesi gabonez.

34-vjeçari zhvilloi 24 ndeshje zyrtare me Barcelonën, duke realizuar 13 gola dhe duke asistuar në një tjetër.

LEXO EDHE:

Back to top button