Zbulohet rezidenca e re 21 milionë euroshe, ku do të jetojnë Ronaldo e Georgina

Marrëdhënia mes Kristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez shkon përtej futbollit. Çifti po kalon shumë mirë, saqë tashmë kanë menduar për planet e tyre të ardhshme. Modelja ka përfshirë partnerin në dokumentarin e saj të Netflix, ndërsa sulmuesi portugez e ka emëruar Georgina si drejtore të përgjithshme të “Insparya” (klinikave të mbjelljes së flokëve). Tashmë, çifti që ndodhet në Riad, kanë hedhur hapin e radhës në Portugali.

Ai dhe partnerja planifikojnë të bëjnë një hap më shumë në vendlindjen e Kristianos. Prova për këtë është fillimi i ndërtimit të shtëpisë së tij të re pranë Kaskais, me vlerë 21 milionë euro. Sipas fotografive ekskluzive të revistës “Semana”, shtëpia e radhës në të cilën çifti do të vendoset, do të jetë në “Quinta da Marinha”, një nga zonat më luksoze dhe ekskluzive të vendlindjes së CR7.

Prona ka 2720 metra katrorë dhe ndonëse shtëpia e radhës e çiftit të njohur është errësuar nga një fasadë e madhe rrethuese, në mënyrë që të shmangen detajet, e vërteta është se falë informacioneve nga revista e lartpërmendur, detajet kanë rrjedhur. Megjithatë, duke njohur zona të tjera që do të ketë shtëpia, është mundur të zbulohen disa shije që çifti i ka për zemër, pasi do të kenë në dispozicion të plotë një zyrë për të gjitha bizneset që drejtojnë, një sallë filmash, dy garazhe të mëdha.

Po kështu, ata donin ta fillonin shtëpinë e tyre të ardhshme në mënyrën më të qëndrueshme, duke instaluar panele diellore. Edhe pse Spanja është një nga vendet e preferuara të portugezit, duket se ëndrra e tij është të kthehet në vendlindje, në një shtëpi ku dhjetëra njerëz punojnë çdo ditë.

LEXO EDHE:

Back to top button