“Efekti” Hasi rikthen “buzëqeshjen” te Meheleni

Mes kampionatit dhe Kupës së Belgjikës, skuadra e Mechelen nuk fitonte prej tetë ndeshjesh duke u futur në një krizë të thellë rezultatesh. Megjithatë, zyrtarizimi i Besnik Hasit si trajner vetëm para pak ditësh, duket se ka dhënë efektin e duhur te Mechelen.

Ekipi u rikthye te fitorja në elitën e kampionatit belg teksa mposhti me shifrat 1-0 Cherleroi me trajnerin shqiptar që iu gëzua triumfit duke e ndjekur skuadrën e tij të re nga tribuna. Hasi është një trajner me mjaft eksperiencë, sidomos në Belgjikë ku fitoi edhe titullin kampion si dhe Kupën nën drejtimin e Anderlecht.

Prej marsit të vitit 2022 Hasi ishte pa skuadër, por tashmë është rikthyer në kampionatin që e njeh mjaft mirë duke e nisur me “këmbën e mbarë”. Aktualisht, skuadra e 51-vjeçarit shqiptar renditet në vendin e 11-të me 15 pikë teksa synimi është që Mechelen të renditet në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit për të qenë pjesë e ekipeve që luftojnë për titullin.

LEXO EDHE:

Back to top button