Ançeloti: Dua të qëndrojë tërë jetë në Madrid

Karlo Ançelotti, i cili foli në konferencën për shtyp në prag e ndeshjes të sotme kundër Barcelonës, foli mes të tashmes dhe së ardhmes, duke përfshirë edhe të tijën në stolin e Real Madridit.

Javët e fundit ka pasur shumë thashetheme që do ta donin atë pranë rolit të kombëtares së Brazilit, por nga ana e tij, Karlo Ançeloti, nuk ka dyshime se çfarë do të donte.

 

“Këto janë zgjedhje që klubi duhet të bëjë, por unë do të qëndroja këtu për gjithë jetën. Është e pamundur, por unë do ta doja. Klubi do të vendosë në fund të sezonit dhe shpresa ime është të qëndroj,” tha trajneri italian.

 

Me skadimin e kontratës në vitin 2024, Ançeloti nuk duket se u jep asnjë shans zërave për një lamtumirë të mundshme. Megjithatë, shumë mund të varen edhe nga rezultatet që Reali do të arrijë këtë sezon.

LEXO EDHE:

Back to top button