“El Clasico”, sonte mund të vendoset kampioni i ri i Spanjës

Barcelona dhe Real Madrid, dy rivalët e përjetshëm zbresin në fushën e “Spotify Camp Nou” për të matur forcat në javën e 26-të të La Liga-s. Katalanasit e shohin veten 9 pikë mbi “Los Blancos”. Në fazën e parë, skuadra e Ançelotit arriti që të fitonte me rezultatin 3-1, por në vijimin e kampionatit skuadra e Çavit ka bërë më pak gabime, duke marrë arratinë në krye të klasifikimit.

Barcelona do të kërkojë që të “vrasë” kampionatin, pasi e di mirë që një fitore ndaj rivalëve më të afërt do ta bënte diferencën me vendin e dytë shumë të madhe. Për të mos thënë të parikuperushme për “Los Blancos”. Reali në krahun tjetër, do e bënte garën për titullin maksimalisht interesante nëse do të arrinte të merrte maksimumin e pikëve në transfertë.

Benzema ka patur shqetësime në ditët e fundit duke qenë në diskutim për aktivizimin. Te Barça, Dembele dhe Pedri janë ata që nuk e lënë të qetë Çavin. Sytë do të jenë dhe tek Levandovski, i cili është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 15 gola.Por në javët e fundit, bomberi polak e ka humbur shkëlqimin e tij, por do të tentojë ta rigjetë ritmin dhe festën e golit ndaj Realit.

Sulmi më i mirë do të jetë përballë mbrojtjes më të mirë. Skuadra e Karlo Ançelotit ka shënuar 50 gola deri më tani. Në krahun tjetër, Barcelona është ndëshkuar vetëm 8 herë, por 3 prej këtyre golave ia ka shënuar Reali. Një sfidë ku të dyja skuadrat janë në udhëkryqin e kampionatit, pasi që Barcelona do fitoren e qetësisë, ndërsa Reali kërkon suksesin për të tentuar të mbrojë fronin e kampionit.

LEXO EDHE:

Back to top button