Ançeloti heq dorë nga Brazili, gati rinovimi me Real Madridin?!

Karlo Ançeloti pritet të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit, duke nisur nga qershori 2024, kur dhe përfundon kontrata aktuale me Real Madrid.

Gjithsesi, e përditshmja “El Chiringuito”, ka befasuar me lajmin publikuar se trajneri italian pritet të rinovojë kontratën me ekipin madrilèn. Përballë një oferte të mirë financiare dhe kushteve optimale teknike, trajneri mund të qëndrojë sërish në “Bernabeu”. Një lajm ky që bie ndesh me atë të presidentit të Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodriguez, që prej muajsh ka konfirmuar marrëveshjen me Ançelotin.

Për momentin nuk ka asnjë gjë zyrtare si nga njëra palë ashtu dhe nga tjetra, ndërkohë që qarkullon edhe ideja se Ançeloti mund t’i kryejë paralelisht të dyja detyrat. Ky sezon ka nisur shkëlqyeshëm për Real Madridin, me 4 fitore në La Liga, duke udhëhequr kampionatin.

LEXO EDHE:

Back to top button