Ançeloti: Mbape luajti shkëlqyeshëm në krahun e majtë

Real Madrid ngushtoi edhe më shumë diferencën me Barcelonën, kryesuesen e La Liga-s (tani vetëm 4 pikë larg), duke fituar 3-0 në fushën e Leganes, një skuadër modeste. Në këtë ndeshje, Kilian Mbape ishte protagonist, duke shënuar golin e avantazhit fillestar në fund të pjesës së parë. Një gol që e bëri më të lehtë rrugën për të dhe skuadrën e tij në këtë transfertë. Ajo që ra në sy ishte rikthimi i Mbappé në pozicionin e tij të preferuar, si sulmues në krahun e majtë, një rol që zakonisht e luan Vinicius Junior, i cili këtë herë u zhvendos në krahun e djathtë. Pas ndeshjes, trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti, foli për këto ndryshime në konferencën për shtyp:

 

“Kemi ndryshuar pak pozicionet e sulmuesve. Mbappé qëndroi në krahun e majtë, ku bëri shumë mirë, ndërsa Vinicius luajti në qendër. Të dy luajtën shkëlqyeshëm, duhet veçuar aksioni i Vinicius në golin e parë.

 

Më tej, Ancelotti u ndal te Mbapes.

 

“Ai është më i mësuar të luajë atje, dhe sot, për ekipin dhe për të, ishte zgjedhja më e mirë. Të luash larg portës kërkon më shumë energji, Vinicius sapo ishte kthyer të enjten, ndërsa Kiliani ishte stërvitur këtu dhe ishte më i freskët. Bëri një lojë shumë, shumë të mirë dhe shënoi falë një asisti fantastik nga Vinicius. Dalëngadalë po përmirësohen të dy.”

LEXO EDHE:

Back to top button