Ançeloti më i miri, para Guardolës dhe Murinjos

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS), ka shpallur Karlo Ançeloti-n si trajnerin më të mirë në botë për vitin 2022. Për trajnerin italian ky është trofeu i tretë pasi e ka fituar këtë çmim në 2007-ën (Milan) dhe në 2014-ën (Real Madrid).

Trajneri i “Los Blancos”, i cili fitoi Ligën e Kampionëve, La Ligën, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës, i paraprin Pep Guardiolës, trajnerit të Mançester Sitit, i cili përfundoi në vendin e dytë dhe Valid Regragui, trajner i Marokut. Në vendin e katërt renditet Jurgen Klop i Liverpullit dhe i pesti Hoze Murinjo i Romës.

LEXO EDHE:

Back to top button