Ançeloti: Ndaj Barcelonës, do të jetë më ndryshe

Në ndeshjen e radhës, Real Madridi do përballet me Barcelonën në “Kamp Nou” dhe trajneri Karlo Ançeloti është optimist, posqërisht pas fitores me 5-0 në terrenin e Shahtjor Donjetskut. Tekniku italian tha se ky tre pikësh jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do jetë plotësisht më ndryshe.

“Të gjithë përformuan mirë. U mbrojtëm mirë. Ishim fokusuar, e bëmë strategjinë e duhur dhe u rikthyem në mbrojtje kur ata ishin në kundërsulme. Kjo fitore na jep besim, por ndeshja ndaj Barcelonës do jetë ndryshe dhe do jetë tregim tjetër.  Është e rëndësishëm që mbajtëm porën e paprekur. U mbrojtëm mirë. Të gjithë ia dolën mirë individualisht sepse të gjithë punuan shumë”, deklaroi mes tjerash trajneri Ançeloti.

 

Të dielën, në orën 16.15, në stadiumin “Kam Nou” , do të zhvillohet “El Clasico”.

LEXO EDHE:

Back to top button