Milluoki nis aty ku e la sezonin e kaluar, Golden Stejt mundi Lejkersat

Kampioni aktual i NBA-s, Milluoki Baks, nisi sezonin e ri me fitore, pasi që në sfidën e parë pas arkëtimit të titullit, mundi Bruklin Netsin me rezultat bindës 127-104.

Janis AdetoKounmpo dëshmoi edhe njëherë përse Milluoki arriti deri te tituli në sezonin e kaluar , duke regjistruar 32 pikë, 14 kërcime dhe 7 asiste. Në anë tjetër, Kevin Durant, kishte poashtu “double-double” efekt me 32 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Xhejms Haren shtoi edhe 20 pikë, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për fitoren.

Në përballjen e dytë të sezonit të ri në NBA, Golden Stejt mundi Los Anxhelos Lejkersin me rezultat 121 -114. Te mysafirët e Golden Stejtit u dallua Nemanja Bjelica me 15 pikë dhe 11 kërcime, ndërsa Stefon Kerri shënoi 21 pikë. Vendasve nuk iu ndimuan as 67 pikë të shënuara nga dyshja Lebron Xhejms – Entoni Dejvis.

LEXO EDHE:

Back to top button