Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen e kujtesës. Studimi arriti në konkluzionin se mungesa e gjumit nxit formimin e proteinës që shkakton këtë sëmundje degjeneruese të trurit.

Sipas të dhënave, mungesa e gjumit për një natë të vetme e rrit sasinë e kësaj proteine në tru me 21 përqind. Ky është një ndër studimet më të rëndësishme që konfirmon se si gjumi dhe mungesa e tij ndikojnë në shëndetin mendor të njeriut.

Rëndësia e gjumit për trurin dhe parandalimin e sëmundjeve
Gjumi është thelbësor në mbrojtjen e trurit nga proteina beta-amiloid që bllokon zonat e kujtesës në tru. Sipas të gjitha studimeve, gjumi luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e njeriut. Ai ndihmon në pastrimin e sistemit të trurit nga çdo substancë e dëmshme. Sipas informacioneve, mungesa e gjumit nuk nxit vetëm humbjen e kujtesës por edhe sëmundje të tjera të trurit siç janë Alzheimeri e të tjerë

Skleroza, sëmundja vrasëse që i bën njerëzit të harrojnë
Skleroza përfshin një sërë sëmundjesh neurologjike që shkaktojnë dëmtime të pariparueshme në trurin e njeriut. Ajo vërehet më shumë në vendet e pasura, ku jetëgjatësia është më e lartë. Në mbarë botën regjistrohen plot 50 milionë njerëz të prekur nga skleroza. Kjo sëmundje i zhvesh njerëzit nga kujtimet e çmuara të një jete të tërë. Mjekët mendojnë se që çdo vit numri i diagnostikimeve do të shtohet me 10 milionë.

A ka një kurë për sklerozën?
Sipas të dhënave për momentin, skleroza dhe sëmundjet e tjera që bëjnë pjesë në këtë grup sëmundjesh nuk mund të kurohen. Shkencëtarët po punojnë për krijimin e medikamenteve që ngadalësojnë progresin e këtyre sëmundjeve. Sipas tyre, sa më herët të diagnostikohet një sëmundje e tillë, aq më efikasë do të jenë trajtimet dhe medikamentet./AgroWeb

LEXO EDHE:

Back to top button