Ançeloti refuzon Brazilin dhe vazhdon edhe një vit me Real Madridin

Pavarësisht një sezoni me vetëm një titull, Kupën e Mbretit, Florentino Perez është i bindur për të vazhduar punën me Karlo Ançelottin, i cili nga ana tjetër, hoqi dorë nga hipoteza joshëse për të drejtuar ekipin e kombëtares braziliane.

Të gjitha mediat spanolle bien dakord që, të paktën edhe një vit, Ançeloti do të qëndrojë te Reali. Madje raportojnë se ai është duke punuar me drejtuesit e “Los Blancos” për të krijuar ekipin e sezonit të ardhshëm, me shitje dhe blerje gjatë merkatos së verës.

Ançeloti dhe drejtuesit janë në të njëjtin mendim, të krijojnë një ekip të rrezikshëm për çdo kundërshtar dhe të jenë në gjendje të fitojnë trofetë kryesorë gjatë një sezoni.

LEXO EDHE:

Back to top button