Ançeloti zbulon për cilën kombëtare do të bëj tifo në “Katar 2022”

Kupa e Botës fillon në Katar pas pesë ditësh. Ka një pauzë në futbollin e klubeve dhe trajneri i kampionëve të Evropës dhe Spanjës, Karlo Ançeloti, ka zbuluar se për kë do të bëj tifo në Katar 2022.

Karlo Ançeloti, italiani në pankinën e Realit, do të duhet të bëjë tifo për një tjetër kombëtare në Katar dhe veçoi të gjithë lojtarët e tij.

“Do të mbështes Kroacinë, Brazilin, Spanjën, Gjermaninë, Francën, Uruguain, Belgjikën… I mbështes të gjithë lojtarët e mi dhe u uroj fat në Botëror”, ka thënë trajneri i Real Madridit.

Kujtojmë se Real Madridi ka shumë lojtarë në Kupën e Botës në Katar.

Tibo Kurtua nga Real Madridi do të qëndrojë në portë për kombëtaren belge, ndërsa për këtë kombëtare do të luajë edhe Eden Hazard.

Në kombëtaren e Spanjës, janë ftuar Dani Karvahall dhe Marko Asensio, ndërsa te Franca janë Eduardo Kamavinga, Aurelien Çuameni dhe Karim Benzema.

Në mesin e brazilianëve të Real Madridit janë Eder Militao, Rodrigo dhe Vinisius Xhunior.

Në listën e kombëtares gjermane është edhe Antonio Riediger, ndërsa në Botëror do të jenë edhe uruguaiani Federiko Valverde dhe kroati Luka Modriç.

LEXO EDHE:

Back to top button