Anderson: Suedia do të aplikojë për anëtarësim në NATO brenda pak ditësh

Social Demokratët në pushtet në Suedi kanë njoftuar mbështetjen për hyrjen e vendit në NATO.
Kryeministrja Magdalena Anderson njoftoi se “ajo tani është absolutisht e sigurt se një aplikim zyrtar do të fillojë brenda pak ditësh”.
Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde e quajti vendimin “historik”.
“Invazioni rus i Ukrainës ka përkeqësuar situatën e sigurisë për Suedinë dhe Evropën në tërësi”, shtoi ajo.
Presidenti finlandez Sauli Niinisto njoftoi sot zyrtarisht se vendi i tij po aplikon për anëtarësim në NATO, që është një ndryshim historik në orientimin neutral të politikës së jashtme të vendit, i nxitur nga pushtimi rus në Ukrainë.
“Sot presidenti dhe komiteti qeveritar për punët e jashtme vendosën së bashku që Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO,” tha Niinisto në Pallatin Presidencial në Helsinki.
Ai tha se masa do të maksimizonte sigurinë e vendit.