Andonov: Një përkeqësim i konfliktit ruso-ukrainas do të shkaktonte një tronditje më të gjerë ekonomike
Andonov: Një përkeqësim i konfliktit ruso-ukrainas do të shkaktonte një tronditje më të gjerë ekonomike
Këshilltari i kryeministrit për çështjet energjetike, Viktor Andonov, në “Magazina Ekonomike”, ka vlerësuar se përkeqësimi i mundshëm i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës do të sjellë tronditje ekonomike, si në vendin tonë, ashtu edhe në ekonominë e BE-së dhe më gjerë, shkruan Alsat.
“Bashkimi Evropian importon 41% të nevojave të gazit natyror nga Rusia. Nuk është vetëm gazi. Për sa i përket naftës së papërpunuar – 27% nga Rusia. Dhe për sa i përket lëndëve djegëse të ngurta – 46%. Duke pasur parasysh këto shifra, sigurisht, kjo do të ketë njëfarë ndikimi. E njëjta gjë vlen edhe për te ne. Sepse nevojat totale për gaz, naftë dhe derivate të naftës i marrim nga importi”, tha Andonov.








