Andonovska: 41 persona të prekur nga zgjebja

Andonovska: 41 persona të prekur nga zgjebja

Sëmundja e zgjebes ka shënuar rritje këtë vit, për dallim nga viti i kaluar. Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik në intervistë për Alsat, tha se kjo rritje është minimale dhe se nuk ka vend për panik. Ajo theksoi se nga fillimi i vitit deri më tani 325 persona janë infektuar me këtë sëmundje, por nuk përjashtohet mundësia që ky numër të jetë edhe më i madh, pasi ka raste që disa të prekur nga kjo sëmundje nuk paraqiten tek mjeku. Vetëm në muajin e fundit janë regjistruar 41 raste, prej tyre 18 janë nga Kumanova, ndërsa 12 nga Shkupi.

“Sipas të dhënave të Institutit gjatë vitit 2024 përfshirë 31.10.2024 gjithsej janë regjistruar 325 persona të sëmurë, ndërsa në vitin 2023 në periudhën e njëjtë janë regjistruar 262 persona. Kjo rritje është minimale, pasi mesatarja vjetore në këtë periudhë është 332 persona, ne tani kemi 325 që do të thotë se ne për momentin jemi në atë mesatare që është standard dhe nuk ka hapësirë për panik”, deklaroi Marija Andonovska, drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button