Andonovski: Njerëz u nxorën nga paraburgimi për të votuar, “akrobaci” të ngjashme janë të mundshme për formimin e shumicës
Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE opozitare pret që në ditët në vijim të jetë e mundur që LSDM-ja të përdorë metoda të ndryshme për të tërhequr deputetë në partinë në pushtet për të arritur shumicë në Kuvend.
“Kur ishin të gatshëm të nxjerrin njerëzit nga paraburgimi për të votuar ndryshimet kushtetuese, pritet që edhe në periudhën e ardhshme të bëjnë disa akrobacione të tilla – të bëjnë kallëzime penale kundër deputetëve, pastaj t’i tërheqin dhe të mos dimë se ku janë disa deputetë dhe nëse i përdorin ato metoda, pres që në skenën politike të ndodhë gjithçka”, është shprehur Andonovski.






