Andreeva: Biznesi ka nevojë për parashikim

Andreeva: Biznesi ka nevojë për parashikim

“Të mos e shuajmë zjarrin kur shpërthen, por të bëjmë diçka për të mos u shfaqur”, tha nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva, në emisionin e “Magazina Ekonomike” në Alsat.

Duke folur për energjinë dhe krizën energjetike, Andreeva theksoi rëndësinë e parashikimit në sektorin e biznesit.

“Të mos e shuajmë zjarrin kur shpërthen, por të bëjmë diçka që të mos ndodhë. Ne kemi ekspertë në vend, kemi Oda, të cilat janë në dispozicion për parashikimin dhe planifikimin e hapave të ardhshëm. Ashtu siç Qeveria kërkon të sjellë plane zhvillimore për 5-10 vitet e ardhshme, bëhen plane zhvillimi financiar, ashtu edhe bizneset duan të njëjtën, që të mund të planifikojnë gjërat me të cilat do të përballen dhe të planifikojnë rrjedhat e tyre”, ka thënë Andreeva./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button