Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Andreeva: Rritja e pagës minimale nuk rrit produktivitetin e punëtorëve

Rritja ligjore e pagës minimale nuk e rrit produktivitetin e punës, ka thënë në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, nënkryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Aleksandra Andreeva.

Duke folur për këtë temë, ajo është shprehur:

“Të gjitha organizatat ndërkombëtare në Maqedoni në punimet e tyre bëjnë të ditur se produktiviteti ynë i punës është jashtëzakonisht i ulët. Ne jemi për përmirësimin e standardit të qytetarëve, por duhet të kemi parasysh të gjithë parametrat. Kjo rritje duhet të bazohet në një mekanizëm tregu – duke rritur produktivitetin, në mënyrë që të mos ulet motivimi i atyre punonjësve më produktivë,” ka thënë Andreeva./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button