Anëtarësia aktive e LSDM-së sot zgjedh kryetarin e partisë, ndërsa si kandidat i vetëm figuron lideri aktual, Venko Filipçe

Anëtarësia aktive e LSDM-së sot zgjedh kryetarin e partisë, ndërsa si kandidat i vetëm figuron lideri aktual, Venko Filipçe

Gazetar: Mihajllo Donev

Zgjedhje të brendshme për kryetar në LSDM. Anëtarët aktiv sot votojnë për kryetarin e partisë, dhe si kandidat i vetëm për të cilin mund ta japin votën është lideri aktual, Venko Filipçe. Kutitë e votimit në 78 vendvotime në organizatat komunale në të gjithë shtetin u hapën në orën 8 të mëngjesit, dhe do të mbyllen në orën 20 të mbrëmjes, kur edhe zyrtarisht do të konfirmohet kryetari i vjetër-i ri. Në disa nga vendvotimet në Shkup që i vizituam, votimi po zhvillohet pa asnjë problem.

“Votimi po zhvillohet në mënyrën më të rregullt, procesi është i qetë. Dalja është pak mbi 30 për qind, pritjet janë që të ketë dalje të madhe, për shkak se votojnë vetëm votuesit e regjistruar aktiv”, tha Milutin Risteski, kryetar i vendvotimit të Organizatës komunale të Aerodromit.

Numri i përgjithshëm i personave me të drejtë vote në nivel shtetëror është 23.712 anëtarë. Votimi është i fshehtë dhe i drejtpërdrejtë, dhe anëtarësia duhet të ketë me vete një dokument identifikimi të vlefshëm dhe kartelën elektronike të anëtarësisë. Për personat e sëmurë dhe të pafuqishëm, votimi ishte i mundësuar dje. Zgjedhjet fillimisht ishin caktuar për 16 mars, por u shtynë për shkak të tragjedisë në Koçani. Filipçe u zgjodh kryetar i partisë në qershor të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Dimitar Kovaçevskit. Mandati i ri do të zgjasë katër vjet.

Mihajllo Donev

LEXO EDHE:

Back to top button