Në prag të përballjes së parë miqësore, kundër Sllovenisë, trajneri Igor Angelovski dhe kapiteni Stefan Ristovski, besojnë se kjo sfidë do të jetë një test i mirë para Evropianit. Bardhi është mirë dhe mezi presim që të bashkohet me grupin. Këto janë përgatitjet e para për ne dhe Slovenia është një kombëtare kualitative dhe do të jetë një test i mirë. Jemi duke analizuar dhe ne i analizojmë ekipet kundërshtare dhe së bashku bëjmë përgatitjet për sfidat e radhës. Kërkojë që deri në maksimum të plotësohet stadiumi dhe të japin përkrahje futbollistëve pasi që e meritojnë një gjë të tillë. Nuk bëj shumë eksperimente dhe do të shtrojë ekipin më të mirë, ” tha mes tjerash Angellovski.
“Sigurisht se ishte një leksion për ne ajo disfatë ndaj Austrisë. Mirëpo me kalimin e kohës kombëtarja jona është duke u zhvilluar. Reagova keq si çdo lojtarë kur humb në terrenin vendas. Pres që nesër të kemi stadiumin e plotë aq sa lejojnë masat anti covid 19, që të shijojmë një ndeshje të tullë pas një kohë të gjatë, tha mes tjerash Ristovski.
Sfida miqësore Maqedoni-Slloveni do të zhvillohet të martën në stadiumin Todor Proeski, në orën 18.00.








